Avokati i Krasniqit kritikon Prokurorinë: Nuk ka lidhje shkakësore mes Krasniqit dhe akuzave

Avokati i Krasniqit kritikon Prokurorinë: Nuk ka lidhje shkakësore mes Krasniqit dhe akuzave

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur paraqitja e fjalëve përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë.

Avokati i Jakup Krasniqit, Aiden Ellis e ka nisur fjalën e vet duke thënë se Prokuroria nuk e ka vërtetuar nëse ka një lidhje shkakësore që i atribuohen Krasniqit dhe akuzave në aktakuzë.

Ai e ka kritikuar Prokurorinë që ka shpalosur argumente të reja gjatë deklaratave përmbyllëse, kur procesi veç po shkon drejt fundit.

“Duke mos u treguar deklaratat dëshmitarëve që lidhen me këto dëshmi, Prokuroria nuk ka të drejtë të dalë me përfundimin se deklaratat janë shpërndarë në mënyrë të gjerë, janë lexuar, se janë marrë masa në bazë të tyre apo që kanë kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në kryerjen e krimeve”.

Në Hagë pranë Gjykatës Speciale ku po mbahet ish-Presidenti Hashim Thaçi, kanë arrutyr dy vëllezërit e ish-Presidentit Thaçi e qytetarë të tjerë. Ata po qëndrojnë pranë objektit ku vet Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë pritet t’i drejtohen trupit gjykues këtë javë, për herë të fundit për këtë proces, është duke u shfaqur interesim i jashtëzakonshëm, qysh në orët e hershme të kësaj të hëne.

Vet ish-krerët e UÇK-së pritet t’i drejtohen gjyqtarëve, nga dita e mërkurë.

Related Articles