Institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Kështu ka bërë të ditur vetë ky institucion, duke theksuar se vendimi për dërgim është bërë pas 104 ankesave nga subjekte të ndryshme të sektorit publik.
Ankesat e pranuara, thotë IAP, kryesisht kanë të bëjnë me uljen e koeficienteve, rrjedhimisht me zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave apo trajtimin joadekuat dhe jo të barabartë ndërmjet pozitave të përcaktuara me ligj. Sipas Avokatit të Popullit, ankesat e pranuara janë parashtruar nga subjekte të sektorit publik, si ankesa grupore, individualisht si dhe nëpërmjet sindikatave.