AVONET: Po vazhdon dështimi i KQZ-së lidhur me numërimin e votave

AVONET: Po vazhdon dështimi i KQZ-së lidhur me numërimin e votave

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka shprehur shqetësimin e thellë për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në procesin e numërimit të votave.

AVONET ka kërkuar nga KQZ veprime urgjente për të zgjidhur problemet dhe për të garantuar ligjshmërinë e procesit.

Në një deklaratë për media, AVONET thekson se vonesat në procesin e numërimit janë shkaktuar nga dështimi i softuerit të KQZ-së.

Sipas vëzhguesve të AVONET në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, procesi i numërimit të votave të kandidatëve nuk është zhvilluar me sukses, si rezultat i mos funksionimit të softuerit të KQZ-së.

“Sot, në pasditën e datës 13.02.2025, duke filluar nga ora 14:00 gjatë vëzhgimit të procesit të numërimit të votave, vëzhguesit e AVONET në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, evidentuan se procesi i numërimit të votave të kandidatëve nuk është zhvilluar me sukses, si rezultat i dështimit apo mos funksionimit të softuerit të KQZ-së”, u theksua në komunikatë.

AVONET shprehu pakënaqësinë për “papërgjegjshmërinë dhe menaxhimin e gabuar të procesit nga KQZ”. “Kjo sjellje është e rrezikshme dhe mund të ketë ndikime negative në procesin demokratik të zgjedhjeve,” tha organizata.

AVONET bëri thirrje për veprime urgjente nga KQZ, duke kërkuar që të përmirësohen problemet me sistemin softuerik për të garantuar ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor.

Related Articles