Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka deklaruar se pas nisjes së hetimeve për skandalin me njehsorët elektrikë, ka filluar edhe ndërrimi i tyre, gjë që sipas tij përbën rrezik për fshehjen e provave.
Ai tha se një veprim i tillë mund të konsiderohet vepër penale dhe kërkoi që njehsorët të hetohen në laboratorë të pavarur.
“Sapo u zbulua skandali me njehsorët elektrikë, hetimet nisën. Por në vend që të ruhen provat, KEDS dhe Ministria po i ndërrojnë njehsorët e vjetër dhe po rrezikojnë fshehjen e manipulimeve. Fshehja e provave është vepër penale. Njehsorët duhet të hetohen në laboratorë të pavarur, jo nga ata që dyshohen për hajninë”, ka thënë Azemi.
“Pse Qeveria po lejon që provat të zhduken? Pse nuk po i mbron qyetetarët? Pse po e mbron hajninë?”, pyeti Azemi.
