Pas liberalizimit të vizave fluks i madh i qytetarëve janë larguar nga Kosova për të udhëtuar jashtë vendit.
Vetëm për një javë mbi 83.000 persona udhëtuan përmes aeroportit të Prishtinës.
Ky numër përfshinë edhe 30 % të punëtorëve që kanë ikur nga Kosova për një vend më të mirë të punës në Evropë.
Kështu ka thënë për Front Online kryesindikalisti i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
“Me sa po e shohim ne përmes disa statistikave rreth 30% e punëtorëve kanë ikur jashtë vendit për vend më të mirë të punës se këtu. Ky numër janë që kanë shkuar për herën e parë s’po flasim për bashkatdhetarët”, ka thënë Azemi.
Sektori më i rrezikuar për mungesë të fuqisë punëtorë do mbetet i ndërtimtarisë, thotë Azemi.
Kjo është arsyeja, sipas tij.
“Të gjitha sektorët janë të rrezikuar asnjë sektor nuk është i paprekshëm edhe ata të sektorit publik janë të rrezikuar të mbetën pa punëtorë. Një gastronomi mund t’i gjendet zgjidhja edhe nëse nuk është një profesionistë i mirë, por në ndërtimtari nuk mund të mbulohet puna me një punëtor të pa kualifikuar, më së keqi do të mbetët ky sektor”, tregoi Azemi.
Azemi tha se sindikata e Sektorit Privat u ka tërhequr vërejtjen Qeverisë e pronarëve të kompanive qysh para 5 viteve për këtë situatë.
Ai tregoi një rast të një punëtorit se ende paguhet 230 euro.
“Punëtori i sigurisë në takim herën e fundit më tha që punoj 180 orë brenda muajit gjatë orarit të natës dhe paguhet rreth 230 euro. Para 5-6 viteve i kemi tërhequr vërejtën institucioneve e pronarëve të kompanive që do të kemi mungesë të punëtorëve por edhe dy vitet e fundit me shkresa Qeverisë e këtyre që i përmenda që të kenë kujdes se kur bëhet liberalizimi i vizave do të mbetën keq pa punëtor”, tha ai.
Azemi: Jam i shqetësuar, 90% e të rinjve në lagjen time kanë ikur jashtë vendit
Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat ka folur lidhur me largimin e qytetarëve nga Kosova.
Ai është shprehur i shqetësuar për këtë situatë.
Azemi tha se 90 % e të rinjve në lagjen ku banon ai kanë ikur jashtë vendit nga 1 janari 2024.
“Mungesë të theksuar të punëtorëve ka pasur në vitin 2023 por në 2024 do të jetë edhe më i lartë numri. Jam i shqetësuar, në vendin ku jetoj 90 % e të rinjve kanë ikur jashtë vendit”.
Jusuf Azemi: Fuqinë punëtore nuk i kemi trajtuar as si njerëz, Qeveria e ka sanksionuar sektorin privat
“Qeveria e ka sanksionuar sektorin privat”.
Kështu e ka vlerësuar punën e Qeverisë “Kurti” karshi punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi nga sindikata e këtij sektori.
Azemi thotë se pushteti nuk ka vepruar njëjtë me sektorin privat si me atë publik.
“Qeveria e ka sanksionuar sektorin privat përderisa shumë banuese i ka dhënë për sektorin publik këtë nuk e ka bërë me atë privat edhe pse rreth 70% të buxhetit të Kosovës bëhet nga sektori privat nuk e ka stimuluar me asgjë vetëm me padrejtësi”, thotë Azemi.
Nuk i kemi trajtuar as si njerëz fuqinë punëtorë në Kosovë, thotë Jusuf Azemi.
Kështu duhet të veprojnë kompanitë nëse nuk duan të largohen punëtorët sipas Azemit.
“Nuk kanë bërë asgjë për të rinjtë e punëtorët, nuk i kemi vlerësuar fare si fuqi punëtore dhe si kemi trajtuar as si njerëz., nëse kompanitë duan ta zgjasin punën e tyre duhet t’i thërrasin punëtorët e sindikatës që të ulemi e të bëjmë një marrëveshje për ta. Pjesën më të madhe e kemi humbur tash duhet të luftojmë me ata që i kemi”, përfundoi Azemi.
Qëndrimi në zonën Shengen nuk mund të zgjasë më shumë se 90 ditë, brenda periudhës 180 ditore. Qytetarët nuk kanë të drejtë pune, edhe studimet e rregullta nuk mundësohen, sepse ajo tejkalon 90 ditëshin.