Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, Ardian Azemi ka reaguar pas publikimit të lajmit për skadimin e afatit të vaksinave kundër COVID-19.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka qenë e mbyllur për termine të qytetarëve për vaksinim duke u arsyetuar se nuk ka vaksina, ndërsa atyre iu de afati.
“Hiç më pak se 133 mijë e 234 vaksina hiqen nga administrimi, dmth janë të papërdorshme për shkak se iu ka skadu afati. Imagjinoni, njerëzit nuk mund të bëjnë termine sepse thonë se s’ka vaksina, ndërsa vaksinave iu del afati. E tmerrshme!”.
“Nuk nënshkruhen kontratat me kohë për vaksinat, për disa ditë nuk pati termine të lira e që qeveria u arsyetua se aq sa ka vaksina në stoqe aq termine bëhen, ndërsa vaksinave u skadon afati”, ka shkruar Azemi.
Ai ka thënë se zyrtarë të qeverisë përmes shpifjeve po mundohen me i mbulua skandalet e tyre, ndërsa thotë se sot ministri do të duhej të jepte dorëheqje.
“Kosova vaksinat i ka marrë si ndihmë, ndërsa tani si mendon qeveria se do t’na ndihmojnë edhe më tutje pas këtij skandali? Shpurdhni e shpifni sa të doni se nuk mund t’i mbuloni këto skandale. Veç pak ndërgjegjje me pas, ministri do të jepte dorëheqje, madje edhe qeveria”, ka përfunduar Azemi.