Babai nga Vitia raporton në Polici se i rrëmbyen vajzën dhe e dërguan në Shqipëri

Babai  nga Vitia raporton në Polici se i rrëmbyen vajzën dhe e dërguan në Shqipëri

Një person ka raportuar në polici ditën e djeshme se vajza e tij është rrëmbyer.

Ai ka thënë se ajo është rrëmbyer që nga data 20 gusht dhe është dërguar në Shqipëri.

Rasti është duke u hetuar.

‘’ Viti,20.08.2023-03:00. Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij  është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe  është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje. Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj. Rasti është duke u hetuar.’’ thuhet në Raportin e Policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles