Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur dje në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku një person u sulmua me thikë. Dy të dyshuarit që ndodheshin në arrati, tashmë ndodhen në ndalim policor.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Policia ka siguruar prezencën e dy të dyshuarve, H.Z dhe R.Z (babë e bir) dhe të njëjtit janë ndaluar.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar dorëzimin e kallëzimit penal, teksa janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë.
Sipas informacioneve të para, incidenti ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy palëve, që eskaloi në përdorimin e mjeteve të mprehta.
Viktima është një 29-vjeçar, i cili ka pësuar plagë është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.
Motivi i rastit sipas të njëjtave burime dyshohet se lidhet me rregullimin e një automjeti.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.