Ishin këta lot gëzimi. Lot që tregojnë se dashuria mes babit dhe të birit mund të kalojë edhe sfidën më të madhe. Janë lot pajtimi.
Ishte ky moment pajtimi dhe kjo histori që Adem Dervishaj, nga fshati Kodradiq i Deçanit e tregoi për lajmi.net. Siç thotë edhe ai nuk kishte diçka e keqe, por e rëndë për të.
Ata nuk kishin folur që një kohë të gjatë, por në prezencën e lajmi.net, ata shtrinë dorën e pajtimit dhe u përqafuan me njëri tjetrin. Krisja mes tyre, datonte që nga momenti kur njëri nga djemtë kishte vendosur të ndahej nga babai dhe vëllau tjetër, e kjo nuk i kishte pëlqyer kryeplakut.