Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Qeveria Kurti është skemë e korrupsionit publik, pagat po i rrit në kohë fushate, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Bajrami ka shtuar se shpërndarja e parasë publike dhe e taksave të qytetarëve po bëhet për mbështetje elektorale.
“VV-ja nuk e ka ngrit pagën për qytetarët në atë kohë, por po e ngrit tash në kohë të fushatës. Kjo definitivisht për neve LDK, shpërndarja e parasë publike e taksave të qytetarëve për me ble mbështetje elektorale është skemë e korrupsionit publik”.
Bajrami ka theksuar se nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër, qysh në javën e parë të qeverisjes së tyre do të bëhet rishikimi i buxhetit dhe do të ndryshohet koeficienti i pagave. /Gazeta Enigma/