Bajrami për Qeverinë tranzicionale: Nuk kemi vendosur kushte, as nuk kemi kërkuar dikastere

Bajrami për Qeverinë tranzicionale: Nuk kemi vendosur kushte, as nuk kemi kërkuar dikastere



Shefja e Grupit të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin e saj për dështimin e radhës të konstituimit të Kuvendit, teksa ka ripërsëritur se Qeveria tranzicionale është zgjidhja e vetme momentale, shkruan Gazeta Enigma.

“ Kryetari Abdixhiku në takim me Presidenten do shpalos idenë me shancën edhe për ta argumentuar, sepse për momentin kjo është zgjidhja më e mirë në të cilën gjendemi”, theksoi ajo.

“Nuk kemi vendour kushte, nuk kemi kërkuar dikastere por ne e kemi elaborduar pse propozimi i ynë është zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën në të cilën gjindemi”.

Ndërkaq kujtojmë se si çdo seancë e muajit të fundit, ka dështuar edhe sot tentativa për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

Tentativa e 16-të me radhë dështoj për shkak se partitë opozitare nuk e përkrahën votimin e fshehtë për kryeparlamentar, i cili u propozua nga LVV-ja.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 17 maj në orën 10:00. / Gazeta Enigma.

Related Articles