Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Trepçës ’89 me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së 21-të në Superligë, raporton Gazeta Enigma.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Në pjesën e dytë golin e fitores e shënoi Albion Rrahmani në minutën e 88-të.
Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 47 pikë.
Kurse, Trepça ’89 mbetet në vendin e shtatë me 22 pikë.
Në xhiron e ardhshme Ballkani luan ndaj Dukagjinit.
Kurse, Trepça ’89 do të takohet me Gjilanin.