Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Ballkani është në avantazh pas 45 minutave të parë ndaj Llapit. Ermal Krasniqi shënoi golin e vetëm deri më tash në këtë takim për rezultatin 1 me 0.
Kjo ndeshje u shoqërua edhe me ndërprerje e tensione, me tifo-grupin “Xhebrailat” që u përjashtuan nga stadiumi.
Policia raportohet se po kërkon që të shprazet e gjithë tribuna, kjo vjen edhe si shkak i rregullave të reja të qeverisë, e cila lejon vetëm 5% të tifozëve në stadium. Akoma pa filluar pjesa e dytë, përsëri janë shfaqur probleme në këtë takim. Cak kryesor janë “tifozët”, të cilët janë përjashtuar nga ndeshja. Tani në fushë ka zbritur edhe presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili po mundohet që të mos e shprazë tribunën e plotë dhe disa tifozë të qëndrojnë aty
Tifozët ofenduan dhe fyen trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, pas një “përplasje” që kanë pasur mbrëmë poashtu në rrjetet sociale.