Nga 167 kandidatë për kryetarë komunash, vetëm 13 janë gra

Nga 167 kandidatë për kryetarë komunash, vetëm 13 janë gra

   

Përfaqësimi i Grave në institucionet e zgjedhura në nivelin lokal, aktualisht është me vetëm 35% në kuvende komunale, ndërsa asnjë grua nuk bart pozitën e kryetares së komunës – me vetëm një rast në zgjedhjet lokale të organizuara në vitin 2013, kur Mimoza Kusari nga radhet e AKR-së ishte zgjedhur kryetare e komunës së Gjakovës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Për herë të parë në Kosovë, Sistemin e kuotave e pati aplikuar Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në vitin 2000. Në bazë të një rregulloreje, ky mision kërkonte që së paku 30 për qind të kandidatëve në listat e partive të jenë të gjinisë femërore. Në këtë kuadër, kërkohej që 30 për qind të përbërjes së legjislativit ta kenë gratë.

Anëtari I KQZ-së, Ilir Gashi

Anëtari I KQZ-së, Ilir Gashi në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka treguar se ende nuk kanë ndonjë statistikë të saktë se sa është përqindja e grave  në nivel të përgjidhshëm në zgjjedhjet lokale 2021.

Ai ka theksuar faktin se PDK-ja, partia që e përfaqëson, ka dikun mbi 37% të përfaqësimit nga gjinia femrore

“Prej 905 asamblesiteve dhe kryetarëve  të komunave sëbashku, 37 % janë femra nga radhet e PDK-së. Subjketet politike janë të sanksionume që të pakten minimalisht 30% të kenë të perfshime në çdo garë për asamble. Ne kemi avancuar pak me shume sepse kemi shkuar mbi 37%”, ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu ka theksuar se është një shembull i mire për tu ndjekur edhe nga të tjerët, faktin që PDK-ja ka dhënë hapsirë të mjaftushme gjinisë femore, edhe me rastin e kandidimit të Leonora Morina Bunjakut për kyretare të komunës.

“Ka zhvillim të demokraicise, ështe koha që me i dhënë hapsirë grave” ka përfunduar ai.

Kandidate për kryetare të komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Leonora Morina – Bunjaku

“Edhe pse kane kaluar 6 vite pas miratimit të ligjit per barazi gjinore, ne Kosove ky ligj nuk gjen zbatueshmeri te duhur, madje ka tendenca qe ky ligj vetem te ‘KEQPERDORET’, edhe ate me se shumti gjate fushatave”. keshtu eshte shprehur në një deklaratë për Gazetën “Enigma”, Leonora Morina-Bunjaku, kandidate për kryetare të Gjilanit nga radhët e PDK-së.

Sipas saj, kjo ndodh për arsye të mungesës së vullnetit politik për zbatimin e tij.

“E dimë që ky ligj nuk përputhet me ligje të tjera-psh ligji për zgjedhje-diskrepanca 30 për qindëshit në ligjin e zgjedhjeve dhe 50% në ligjin e barazisë gjinore; mungesa e njohjës së ligjit nga popullata, mungesa e informimit lidhur me të, mungesa e trajtimit të tij nëpër media, njëfare rezistence zabtimit të tij nga partitë politike organizatat private etj” ka thënë ajo.

Morina-Bunjaku gjithashtu ka shtuar  se gratë në Kosovë ende përballen me pabarazi në të gjitha sferat e jetës dhe se diskriminimi gjinor i raportuar nga hulumtime dhe burime të ndryshme është i përhapur sidomos per temat e trashegimisë, pronës, dhunës në familje, dhunës seksuale, fyerjeve publike, mosdhenies hapësirë nëpër media, gratë në vendimmarrje, punësimi, gratë kryefamiljare e në shumë vende tjera.

Tutje, ajo ka shtuar se e gëzon fakti që PDK-ja i dha besimin e plotë për ti hyre garës për të paren e komunës së Gjilanit.

“Propozim i partisë sime, e vendimi për kandidim është vendim i imi, i cili më ka bërë nder mua dhe gruas në përgjithesi. Kandidimi im nga PDK tregon se po rritet besimi për vlera politike dhe në këtë kontekst edhe për gruan. Është e vërtetë se ky mision është sfidues, por une e quaj rezultat të një bashkëpunimi të mirë brendapartiak dhe një bashkërendim komunë-qender tok me besimin se dhënia e besimit grave në politikë është thelbësore për demokracinë e për të ardhmen e vendit sidomos në nivelin lokal”, ka deklaruar ajo.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Në lidhje me pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet lokale, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ua ka rikujtuar partive politike të Kosovës se neni 14 i Ligjit për Barazi Gjinore i obligon ato që të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e partive.

“RrGK ua rikujton partive politike të Kosovës se neni 14 i Ligjit për Barazi Gjinore (LBGJ) i obligon ato që të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji – i cili përcakton qartë se në ato raste kur ekzistojnë pabarazitë, duhet të merren masa të veçanta të përkohshme me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike ndërmjet grave dhe burrave në ato fusha ku ekzistojnë pabarazi”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

Sipas RrGK është e domosdoshme që të respektohet ky ligj dhe të krijohen kushtet që gratë të kenë mundësi që në mënyrë të barabartë me burrat të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse.

Demokracia në Veprim

Ndërsa, Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, ka kritikuar qasjen e subjekteve politike për promovimin e demokracisë dhe barazisë gjinore. Bazuar në të dhënat e kësaj organizate, nga 167 kandidatë për kryetarë të komunave vetëm 13 prej tyre janë gra.

“Nga 167 kandidatë që janë pjesë e garës për të parin e komunës, vetëm 13 prej tyre janë gra. Në afër 75 për qind të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës. Ndërsa, nga gjithsejtë 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste”, thuhet në njoftimin e DnV-së.

Sipas këtij njoftimi thuhet se përfshirja e grave nuk është mirë as në listat zgjedhore.

Kandidate për asamble komunale në Deqan nga Lindhja Demokrarike e Kkosovës, Fatjona Kuqi

“Të jesh grua e sukseshme nuk është aspak e lehtë”

“Koncepti ,,barazi gjinore” nuk është shumë informues në nivelin e duhur shoqëror, ka thënë Fatjona Kuqi, kandidate për asambleiste nga radhët e LDK-së në komunën e Deqanit.

“Në një shoqëri  si e jona, e cila akoma nuk ka gjetur ekuilibrin e duhur, të jesh model pozitiv, e aq më tepër një grua e suksesshme në politikë apo në jetën publike nuk është një sfidë aspak e lehtë. Mendoj që gratë janë më efikase në cdo gjë sepse ne dimë të rregullojmë çdo marrëdhënie, është në natyrën e gruas të dijë të komunikoj. Gruaja duhet të luftoj gjithmonë për një grua, pavarësisht ngjyrave politike. Prandaj ,duhet të ketë një rol sensibilizues aty ku e ndikon nevoja për të qenë në atë nivel ku duhet”, ka theksuar ajo.

Kuqi ka thënë se partia që e përfaqëson ajo, i përkrah në nivelin më të mirë të mundshëm gratë , duke shtuar  faktin se edhe kandidatja për kryetare të kesaj  komune ,në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, është grua.

Ndryshe, fushata zgjedhore per zgjedhjet lokale të tetorit 2021 në Kosovë, ka filluar të ejten më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles