Ballkani nuk arrin t’i bëjë ballë Ludogoretsit, humb me katër gola dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Ballkani nuk arrin t’i bëjë ballë Ludogoretsit, humb me katër gola dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Ludogortes, është treguar shumë e fortë për Ballkanin në ndeshjen kthyese të fazës së parë të eliminimit në Ligën e Kampionëve, që u mbyll me rezultat 4-0.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-0 në të mirë të Ballkanit dhe me rezultat të përgjithshëm prej 4-2, Ludugorets kaloi tutje.

Bullgarët shënuan që në rastin e parë, kur Bernard Tekpetey në minutën e katërt ishte e saktë me kokë për 1-0.

Ludogorets kishte raste të tjera, pasi ishte më i rrezikshëm, ku në minutën e 15-të, Matia Tissera gjuajti, por Enea Koliqi ishte në vend.

Ballkani nuk e kishte aspak fytyrën e ndeshje së parë, ku kishte vetëm një rast me Albion Rrahmani, por ky i fundit nuk e shfrytëzoi.

Goli i dytë erdhi në minutën e parë të kohës shtesë, ku sërish nga e majta harkuan bullgarët, ndërsa në zonë më së miri u gjend sërish Tekpetey që shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë ka nisur me gol për Ludogorets, ku Matias Tissera shënoi pas një gabimi qesharak nga Bajram Jashanica në zonë për 3-0.

Ballkani pas golit të tretë luante me më shumë guxim, duke krijuar një rast të mirë me Almir Kryeziu, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Kur pritej që Ballkani të shënonte një gol që do të mund ta dërgonte në kohën shtesë, kampionët tanë morën edhe golin e katërt.

Zhvilloje minuta e 78-të, kur sërish gabim mbrojtjen e Ballkanit, ku Caio Vidal mori një asistim nga Spas Delev për të shënuar për 4-0.

Ballkani u mundua të lerë shenjë në këtë ndeshje, ku Lorenc Trashi kishte rastin më të mirë, por gjuajtja e tij preku vetëm rrjetën e jashtme.

Ballkani pas humbjes së sotme do t’i vazhdojë garat në Ligën e Konferencës. 

Related Articles