Banorët në Prishtinë pa rrymë për më shumë se gjashtë orë, shkak shembja e dheut

Banorët në Prishtinë pa rrymë për më shumë se gjashtë orë, shkak shembja e dheut

Shembja e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik.

Për më shumë se gjashtë orë, lagjet si Dardania e Ulpiana kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Pa rrymë janë edhe Lagja e Spitalit dhe zona e Qendrës Studentore, si dhe rruga B dhe Muharrem Fejza.

KOSTT ka njoftuar se si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” është prekur rrjeti transmetues.

“Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike”, u tha në njoftimin e KOSTT-it.

Related Articles