Barcelona e pandalshme, fiton ndaj Betisit dhe vazhdon shkëputjen nga Reali

Barcelona e pandalshme, fiton ndaj Betisit dhe vazhdon shkëputjen nga Reali

Barcelona ka shënuar fitore të madhe si mysafir i Real Betis me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 19-të në La Liga.




Kur jemi në gjysmën e kampionatit, blaguranat kanë një rekord perfekt, pasi kanë tubuar plot 50 pikë deri më tani me këtë fitore.

Pjesa e parë edhe pse kishte shumë raste, nuk solli gola, duke lënë që ato të vinin në pjesën e dytë.

Barcelona arriti ta thyej mbrojtjen e Betisit në minutën e 65-të, kur Alejandro Balde asistoi te Raphinha i cili shënoi për 1-0.

Edhe pas golit Barcelona e Xavit nuk u ndal, duke kërkuar të sigurojë fitoren.

Fitorja u sigurua në minutën e 80-të, kur Roberto Leëandoëski arriti të shënojë për 2-0 pas disa lëvizjesh të bukura në zonë.

Krejt cka bën vendasit ishte një gol i shënuar dhe atë me ndihmën e Jules Kounde që gjeti rrjetën e vet për 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka 50 pikë, apo tetë më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak.

Related Articles