Atletico Madridi dhe Arsenali kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, me rezultat 1-1.
Të dy golat u shënuan nga pika e bardhë.
Fillimisht në epërsi kaloi Arsenali në fund të pjesës së parë, ku realizoi Gyokeres nga pika e bardhë.
Ndërkohë që në pjesën e dytë, Alvarez barazoi shifrat.
Tani gjithçka do të vendoset në Londër, në ndeshjen e kthimit.
Ndryshe, fituesi i këtij dueli do të ndeshet me Parisin ose Bayernin, në finalen e Ligës së Kampionëve.
