Basketboll, Bashkimi fiton derbin e qytetit ndaj Prizrenit- 16

Basketboll, Bashkimi fiton derbin e qytetit ndaj Prizrenit- 16

Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për t’i ikur zonës së plejautit. Bashkimi, të shtunën mbrëma ka triumfuar bindshëm ndaj Prizrenit-16. Dueli që i takoi xhiros së 27-të dhe u luajt në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, u mbyll me shifrat 104:76 në të mirë të Bashkimit.

Me këtë fitore, Bashkimi ngrihet përkohësisht në pozitën e gjashtë në tabelë me 38 pikë, një më shumë se Rahoveci që bie në vendin e parafundit, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Ndërkohë, Prizreni-16 mbetet i gjashti me 41 pikë të tubuara.

Alban Veseli me 25 pikë të shënuara dhe Valon Bunjaku më 21 sosh, ishin më të dalluarit te Bashkimi.

Ndërkohë, te Prizreni-16 u veçuan Arti Hajdari e Altin Morina. Hajdari pati 20 pikë kurse Morina shtoi 15 sosh, por që nuk arritën ta evitojnë humbjen e dytë rresht të Prizrenit-16.

Deri në fund të stinorit të rregullt, Bashkimi e ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar. Është mysafir i Dritës, ekip që nuk e ka asnjë fitore këtë edicion. Ky duel, luhet vikendin e ardhshëm.

Related Articles