Basketbollisti i “Pejës” refuzon ta përshëndet basketbollistin serb që ditë më parë shkroi “Kosova është Serbi”.

Basketbollisti i “Pejës” refuzon ta përshëndet basketbollistin serb që ditë më parë shkroi “Kosova është Serbi”.

Mbrëmë, Klubi Basketbollit “Peja” ka zhvilluar ndeshje ndaj klubit grek, Maroussi.

Një detaj interesant është vënë re pas përfundimit të ndeshjes.

Basketbollisti i Pejës, Andi Ahmeti, ka refuzuar që t’ia zgjasë dorën basketbollistit serb të klubit grek, Miroslav Raduljica.

Kjo pasi, ditë më parë ky i fundit, në një postim të klubit të tij kishe shkruar “Kosova është Serbi”.

Kjo sekuencë është transmetuar nga Asist, përcjellë Gazeta enigma.

Peja u posht në Greqi nga Maroussi në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për FIBA Europe Cup. /Gazeta Enigma

Related Articles