Gjatë ditës së sotme më 16 korrik, nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kanë nisur bastisje në disa agjenci shtetërore.
Lidhur me rastin ka folur për Gazetën Enigma, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila deklaroi se bastisjet po kryen për shkak të veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’.
Tutje, Shala theksoi se bastisjet po kryhen në ‘Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime’.
“Ju njoftojmë Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Bastisjet po ndodhin në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbaj të informuar”, ka thënë Shala për Enigmë./GazetaEnigma/