Batatina kundër Statovcit, dueli interesant i Kupës së Kosovës që zhvillohet sot

Batatina kundër Statovcit, dueli interesant i Kupës së Kosovës që zhvillohet sot

Sot fillojnë ndeshjet e xhiros së dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të këtij kompeticioni, sot zhvillohen dy ballafaqime mjaft interesante.

Ekipi i Llapit do të ballafaqohet me Phoenixin e Faruk Statovcit, teksa Malisheva e Kidës do të mirëpresë Kikën e Hogoshtit.

Kujtojmë se fituesit nga këto duele do të kalojnë tutje në fazën tjetër.

Më poshtë orarin e takimeve:

  • Llapi – Phoenix, 13:00
  • Malisheva – Kika, 13:00

Related Articles