Batatina për Enigmën: Llapi ka fond të lojtarëve për kampion, klubet tjera jo

Batatina për Enigmën: Llapi ka fond të lojtarëve për kampion, klubet tjera jo

FC Llapi ka fond të mjaftueshëm për t’u bërë kampion i BKT Superligës së Kosovës”.

Kështu ka thënë për Gazetën Enigma, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, por se ka mohuar që në garë për titull janë edhe tri skuadra tjera.

“Mendoj që katër skuadrat e para janë favorite për kreun e tabelës, Drita, Gjilani dhe Ballkani, por mendoj që ajo që e ndihmon Llapin këtë kampionat është fondi i mjaftueshëm i lojtarëve, ndërsa skuadrat tjera e kanë të vështirë të gjejnë lojtarë në këtë afat kalimtar”, tha Batatina.

KF LLapi, fillon përgatitjet për edicionin pranveror

Ai ka folur edhe për fazën përgatitore të skuadrës së tij të cilën do ta zhvillojnë në Turqi, ku do t’i zhvillojnë edhe pesë ndeshje miqësore.

Batatina

“Kemi qenë të parët që kemi bërë rezervimet në Antalia. Një muaj pa përfunduar sezoni kemi rezervuar udhëtimin e fluturimet dhe hotelin ku do të qëndrojmë për 14 ditë, nga 21 janar deri më datën 4 shkurt. Kemi aranzhuar dhe zyrtarizuar edhe ndeshjet kontrolluese miqësore me klubet, gjithsej 5 ndeshje brenda 13 ditësh”, tha ai.

Sipas tij, “këto ndeshje i kemi të aranzhauara, pasi ndeshjen e fundit e kam nënshkruar me ekipin që ka përfunduar në vendin e tretë në Superligën e Bullgarisë, dhe çdo gjë është zyrtare”.

“Mendoj që shpejt do t’i bëjmë publike edhe ndeshjet që janë aranzhuar dhe çdo gjë është zyrtare, si dhe të gjitha skuadrat janë superiore dhe me nivel shumë të lartë, në mesin e të cilave ka skuadër që ka buxhet deri në 100 milion euro”.

Ekipi ynë e ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë me radhë në fushën me bari sintetik në Dumosh. Djelmoshat bardh e kaltër…Posted by K.F. Llapi on E premte, 7 janar 2022

Edicioni pranveror e gjen FC LLapin në pozitën e katërt në tabelë me 29 pikë të tubuara, me 8 fitore, pesë barazime dhe pesë disfata.

Llapi e nis stinorin pranveror me ndeshjen e Kupës së Kosovës. Në 1/8 e finales luan në udhëtim te Ferizaj, në fillim të muajit shkurt.

Related Articles