Bayern Munich reagon në lidhje me krijimin e Superligës Evropiane

Bayern Munich reagon në lidhje me krijimin e Superligës Evropiane

Pas paralajmërimeve se 14 klube të mëdha evropiane janë pajtuar se do ta krijojnë një lige të re të ashtuquajtur “Superliga Evropiane”, ka reaguar klubi bavarez i cili nuk e ka mbështetur këtë nismë.

Duke komentuar këto plane për të prezantuar këtë garë të re, kreu i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge insistoi se ekipi i tij nuk do të jetë pjesë e kësaj lige te re.

“FC Bayern nuk është përfshirë në planet për krijimin e një SuperLige. Ne jemi të bindur se struktura aktuale në futboll garanton një themel të besueshëm dhe FC Bayern mirëpret reformat e Ligës së Kampionëve pasi besojmë se ato janë hapi i duhur për të ndërmarrë zhvillimin e futbollit evropian. Faza e modifikuar e grupeve do të kontribuojë në një rritje të garës”, ka thënë Rummenigge.

Ai ka shtuar se klubet duhet të kenë solidaritet në ketë kohë të pandemisë, dhe që fitimet ekonomike duhet të jenë të pranueshme për të gjithë.

“Unë nuk besoj se Superliga do të zgjidhë problemet financiare të klubeve evropiane që kanë lindur si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Përkundrazi, të gjitha klubet në Evropë duhet të punojnë në solidaritet për të siguruar që struktura e kostos, veçanërisht pagat e lojtarëve dhe tarifat e agjentëve të jenë në përputhje me të ardhurat, për ta bërë më racional të gjithë futbollin evropian”.

Related Articles