Arsenali mbrëmë arriti në finale të Champions League, pasi e eliminoi Atletiko Madridin.
Sonte do të mësohet edhe finalisti i dytë, ku Bayern Munich-u do të përballet me PSG-në,
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Allianz Arena”, nga ora 21:00.
PSG-ja është në kërkim të mbrojtjes së titullit, derisa ka përparësi nga ndeshja e parë gjysmëfinale, pasi fitoi me rezultat 5-4.
Finalja e madhe e këtij sezoni e Champions League-s zhvillohet, më 30 maj në Budapest.
