Xhiro e 33-të në Albi Mall Superligë fillon sot me vetëm një ndeshje që është në program të zhvillohet.
Në fushë do të zbresin dy skuadrat kryeqyetase, Prishtina e Re dhe Prishtina, me këtë duel që zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.
Kjo sfidë zhvillohet në mesjavë, pasi në fundjavë Prishtina do të udhëtojë drejt Zurichut për të luajtur finalen e Superkupës Kosovë-Diasporë.
Dueli mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm për dy skuadrat, me vendasit që i kanë mbetur edhe pak shpresa për mbijetesë dhe nëse humbasin atëherë përshëndeten nga Superliga.
Nga ana tjetër Prishtina përkundër humbjes me Malishevës, vazhdon të shpresojë për një vend në Evropë dhe kërkon vetëm tre pikët.
