BDI: Në ministrinë e re të Sportit janë pranuar 15 maqedonas, asnjë shqiptar

BDI: Në ministrinë e re të Sportit janë pranuar 15 maqedonas, asnjë shqiptar

Sipas të dhënave të publikuara nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, në raundin më të fundit të punësimeve në ministrinë e re të Sportit, janë pranuar 15 persona të rinj maqedonas, por asnjë prej tyre shqiptar.

“Praktikat e fundit të punësimit në Ministrinë e sapokrijuar të Sportit kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me respektimin e përfaqësimit të drejtë etnik dhe detyrimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagim.

“Ky nuk është një rast i izoluar, por një shembull i qartë i një modeli përjashtues që minon frymën dhe shkronjën e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Edhe më shqetësues është fakti se ky diskriminim ndodh në një institucion të sapoformuar, një mundësi ideale për të ndërtuar barazi që është shpërdoruar që në themel. Do ketë përgjegjësi ligjore dhe politike për të gjithë që përjashtojnë shqiptarët nga institucionet si dhe ata që legjitimojnë këto praktika”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Related Articles