BE dënon “agresionin rus” ndaj Ukrainës, kërkon të respektohet territori i këtij shteti

BE dënon “agresionin rus” ndaj Ukrainës, kërkon të respektohet territori i këtij shteti

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar atë që e ka quajtur agresion të pashembullt ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Bashkimi Evropian është me Ukrainën, ka thënë ajo.

“Rusia duhet të tërheqë ushtrinë dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”.

Shefja e BE-së ka thënë se liderët e bllokut evropian do të diskutojë për këtë situatë dhe do të miratojnë masa tjera kundër Rusisë.

Ndërkaq, raportimet e para nga terreni thonë se janë vrarë qindra persona nga sulmi rus ndaj Ukrainës.

Sulmi, që si cak kishte fillimisht bazat ushtarake, ka lënë pasoja të mëdha në orët e para. / Gazeta Enigma.

Related Articles