Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, janë deklaruar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit që u zhvilluan në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Sipas konstatimeve preliminare, zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe garuese, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, teksa është zbatuar ligji i ri zgjedhor. Fushata ishte e gjallë. Procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe angazhim ndaj parimeve demokratike”, thonë ato në një deklaratë të përbashkët.
“E presim me padurim formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re, si dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet duke synyar mbështetjen e Kosovës për t’iu afruar BE-së dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”. /Gazeta Enigma/