BE kërkon nga Kosova miratimin e Projektligjit për statusin e Kishës Ortodokse serbe

BE kërkon nga Kosova miratimin e Projektligjit për statusin e Kishës Ortodokse serbe

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që ta miratojë Projektligjin për Liritë Fetare, ku përfshihet definimi i statusit të Kishës Ortodokse serbe.

Zëdhënësja e BE-së, Anita Hipper, tha se ky Projektligj është në interes të të gjitha komuniteteve.

“Për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e ligjit”, tha ajo para mediave.

Kosova dhe Serbia, më 27 shkurt 2023 e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, ku përmes kësaj marrëveshje palët janë dakorduar që të palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe.

“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane”, thuhet në Nenin 7 të marrëveshjes.

Rreth kësaj teme në mars të 2023-tës, pati folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Asokohe, Konjufca pati deklaruar se ky objekt fetar nuk mund të bëhet me status special.

Related Articles