BE planifikon ndalimin e fluturimeve ruse në hapësirën ajrore të Bashkimit

BE planifikon ndalimin e fluturimeve ruse në hapësirën ajrore të Bashkimit

Bashkimi Evropian po shqyrton një ndalim të fluturimeve ruse në hapësirën ajrore të të gjithë Bashkimit dhe kjo mund të jetë grupi i ardhshëm i sanksioneve kundër Rusisë, tha sot një zyrtar i BE-së për Reuters.

Shumë vende tashmë e kanë marrë këtë vendim individualisht, por masa në nivel të BE-së mund të jetë pjesë e një pakete të re sanksionesh.

Finlanda do të ndalojë hyrjen e avionëve rusë dhe kështu iu bashkua shumë vendeve evropiane. Vende të tjera, përfshirë Bullgarinë, Republikën Çeke, Estoninë, Gjermaninë dhe Poloninë, kanë bllokuar hapësirën ajrore me fluturimet ruse.

Lituania gjithashtu njoftoi dje se do të bllokonte fluturimet ruse, duke kaluar kështu rrugën e shpejtë nga enklava ruse e Kaliningradit në Ukrainë. / Gazeta Enigma.

Related Articles