Dialog për Urën e Ibrit, Stano: S’bëhet fjalë për marrëveshje të re

Dialog për Urën e Ibrit, Stano: S’bëhet fjalë për marrëveshje të re

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot se trajtimi i temës së urës në dialog, nuk nënkupton marrëveshje të reja.

“Të trajtosh çështjen e urës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të thotë të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Njeriu duhet të dëgjojë me të vërtetë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve”, tha ai për RTK-në.

Stano të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE, SHBA, NATO, Mbretëria e Bashkuar) e kanë thënë shumë qartë dhe pa mëdyshje, se është në interesin e Kosovës të dëgjojë, miqtë dhe aleatët, përndryshe njeriu rrezikon të mbetet vetëm dhe të lihet pas.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku e ka bërë të qartë qëndrimin sa i përket mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në Kosovë nga autoritetet, por edhe synimit të Qeverisë së Kosovës që të hapë për trafikun urën mbi lumin Ibër.

Ai tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në qershor të vitit të kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veri, janë ende në fuqi.

“Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë akterët e BE-së”, tha Stano.

Related Articles