Bedri Hamza konfirmon koalicionin e PDK-së me Eman Rrahmanin

Bedri Hamza konfirmon koalicionin e PDK-së me Eman Rrahmanin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka treguar zyrtarisht se partia e tij ka lidhur koalicion me Eman Rrahmanin e Listës për Familje.

Ai tha se marrëveshja e arritur është para dhe paszgjedhore. “Kemi bërë bashkëpunim para dhe paszgjedhor”, u shpreh Hamza.

Pos tjerash, i pari i PDK-së tha se ky koalicion mes dy partive, është i qëndrueshëm. Nga ana tjetër, Eman Rrahmani tha se me Bedri Hamzën kanë pasur bashkëpunim të ndërsjellë herë pas here, teksa falënderoi atë dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“Në këto zgjedhje kemi vendosur të rrugëtojmë me PDK-në”, tha ai

Related Articles