Bedri Krasniqi shpallet i pafajshëm, Alban Dezdari dënohet me 8 vite burgim

Bedri Krasniqi shpallet i pafajshëm, Alban Dezdari dënohet me 8 vite burgim

Bedri Krasniqi u shpall i pafajshëm dhe u lirua në mungesë të provave.

Bedri Krasniqi i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK – ut në vitin 2004 sot u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Ky vendim është marrë nga kryetari i trupit gjykues në këtë çështje, Arben Hoti.

Ndërsa, Alban Dezdari është dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale të “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, kurse është liruar nga akuza për “Vrasje të rëndë e mbetur në tentativë”.

Edhe familjarë të Bedri Krasniqit janë parë në seancë, gruaja dhe vëllai.

Fjala përfundimtare në këtë rast u dha në seancën e kaluar me date 9 shtator të vitit 2023.Gjatë kësaj seanca Prokuroria kërkoi dënimin e të akuzuarve

Related Articles