Berisha: I kam shprehur ngushëllime me telefon vëllait të Thaçit, Specialja bëri veprim keqdashës

Berisha: I kam shprehur ngushëllime me telefon vëllait të Thaçit,  Specialja bëri veprim keqdashës

Në mesin e ngushëllimeve për familjen Thaçi u rendit edhe ai i Kryetarit të PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se ka biseduar me telefon me vëllanë e ish-presidentit Thaçit, por që nuk e ka parë të arsyeshme që një gjë të tillë ta bëjë publike.

“Unë i kam marrë në telefon, nuk kam bërë mesazh publik. Kam marrë në telefon kryefamiljarin e tyre, dhe i kam shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për humbjen e të atit të tij të nderuar, dhe ata janë familje e nderuar”, tha Berisha mbrëmë në Syri TV.

Tutje ai ka komentuar edhe vendimin e Speciales për mos lejimin e Thaçit në varrimin e babait, duke e cilësuar si veprim “keqdashës”.

“Kam ndjerë keqardhje që nuk i dhanë leje por nuk e gjykova të hyjë në debat, sepse ishte veprim absolutisht pa asnjë bazë, dhe pa justifikuar, veprim keqdashës personal. Ti siç e prure me rojë për ta parë në spital po me roje sille për t’i dhënë lamtumirën e fundit. E prure në spital, lëre le ta përcjellë të atin, ka qenë president republike. Nuk e di ku e bazoi ajo gjykatë këtë veprim”, ka thënë Berisha. / Gazeta Enigma.

Related Articles