“Kosova nuk është e interesuar në dialog”.
Kështu janë pajtuar në vizitën e Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit, Karen Donfried në Beogard në Beograd dhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç.
“Ne u pajtuam që Prishtina nuk është krejtësisht ose fare hiç e sinqertë në qëllimin e saj për dialog me Serbinë”, ka thënë Bërnabiç.
“Kur zyrtarët amerikanë vinin në Serbi më herët, dukej se i fërkonin hundët rreth Kosovës, kurse tani kanë një dozë respekti”, tha ajo në Happy Tv.
Mes tjerash, Bërnabiç tha se SHBA-ja nuk pajtohet në çështje kyçe siç është statusi i Kosovës.
Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara nuk i kanë dhënë ultimatum Serbisë për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, ka thënë mes tjerash kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.
“Askush nuk vjen më në Beograd me shantazhe dhe kërcënime”, tha ajo.
“Nuk e kam dëgjuar këtë që nga 2017 kur jam bërë kryeministre. Ne dhe ShBA kemi këndvështrime të ndryshme për sanksione kundër Rusisë. Senatorët dhe Karen Donfried na kërkuan [sanksione ndaj Rusisë]. Përgjigja jonë është parimore dhe në interes të shtetit tonë, popullit dhe ekonomisë”, ka thënë ajo për Happy Tv.
Ndërsa, sa i përket për vizitat e shpeshta të zyrtarëve amerikanë në rajon, Bërnabiç tha se tregojnë prezencë të shtuar amerikane për shkak të frikës së bartjes së një konflikti në Evropën Lindore.
“Në interesin tonë është të ruajmë paqen dhe stabilitein në Ballkanin Perëndimor dhe mendoj se kemi marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkaura të Amerikës”, tha ajo.
Kurse, sekretarja e Shtetit, Karen Donfried tha se krerët shtetërorë serbë ka kërkuar marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të plotë të marrëdhënieve të qendërzuar në njohje reciproke.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është mekanizmi për të arritur këtë. Për këtë fola edhe në Kosovë, dhe kam dëgjuar gatishmëri për t’u angazhuar në dialog. Gjithashtu për këtë fola edhe me Vuçiç dhe Kryeministren [Bërnabiç]. Ne shpresojmë të bëhet progres”, ka thënë ajo për “Politika”.