Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se serbët e Kosovës duhet të lejohen që të votojnë në zgjedhjet e Serbisë.
Ajo përmend faktin se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë.
“Një gjë e tillë nuk duhet të lejohet. Nuk duhet lejuar që serbëve t’iu mohohen të drejtat bazike për pjesëmarrje në zgjedhjet që Serbia do t’i mbajë”, ka thënë Bërnabiq.
Derisa thotë se vendimi i Kurtit për të mos lejuar votimin e serbëve në referendum ka qenë një “hipokrizi”, meqë Kurti ka marrë pjesë dhe ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë
Ajo ka folur edhe për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë.
Bërnabiq moslejimin e mbajtjes së një procesi të tillë e konsideron si precedent të tmerrshëm.
“Ne kemi folur më së shumti rreth asaj se si të drejtat elementare janë mohuar për serbët në Kosovë, e që më së miri u pa më 16 janar, kur atyre iu ndalua pjesëmarrja në referendum dhe votimi, gjë që është një precedent i tmerrshëm”, ka thënë Brnabiq.
Ajo ka thënë se kur bëhet fjalë për zgjedhjet e prillit, ka marrë zotimin e BE-së se do të angazhohen sa të munden, që të mos përsëritet ajo çfarë ndodhi me referendumin.
Bërnabiq ka folur edhe për vazhdimin e dialogut, duke thënë se BE-ja duhet ta bind Kosovën që të ulet në tavolinë dhe të jetë e gatshme për kompromis, shkruan Blic.rs, transmeton Gazeta “Enigma”.