Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se Kosova nuk është duke e respektuar sipas saj marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave serbe.
“Sa i përket deklaratës së Kurtit për demokracinë unë do të isha jashtëzakonisht e kënaqur që të shoh demokraci këtu sepse populli serb i Kosovës do të përfitonte nga kjo”,ka deklaruar Bërnabiq në konferencën për media gjatë vizitës së saj sot në Kosovë.
“Nuk shoh demokraci kur serbëve u është ndaluar këtë vit votimi që është e drejt themelore njerëzore, kjo tregon njohurit për demokracinë”.
“Një tjetër që duhet respektuar janë marrëveshjet ndërkombëtare, Prishtina nuk e respekton ujdinë e Brukselit për themelimin e Asociacionit tash e nëntë vjet.