Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka vizituar në Dhomat e Specializuara ish-deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, duke thënë se ishte i disponuar e me besim të plotë në drejtësi, shkruan Gazeta Enigma.
“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi. Edhe pse larg Kosovës, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook.
Bislimi tregoi se, gjatë vizitës, ka parë edh ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
“Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup, që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, u shpreh Bislimi.