Biden: Çmimet e naftës po shënojnë një rënie rekorde

Biden: Çmimet e naftës po shënojnë një rënie rekorde

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se administrata e tij ka marrë vendim për të lëshuar në trego nga një milion barela naftë në ditë. Kjo sasi e naftës, sipas presidentit, do të merret nga rezervat shtetërore.

Si rezultat i kësaj, sipas tij, çmimet po regjistrojnë një rënie rekorde.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Biden u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të veprojnë njëjtë si Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan ka njoftuar për vendimin në kontekstin e shtrenjtimit të naftës si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

“Putin po e vazhdon luftën në Ukrainë, duke ushtruar presion në furnizimin me naftë në botë, dhe familjet ende mund ta ndjejnë“, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Related Articles