Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar një telefonatë me liderët evropianë për të diskutuar mbi luftën e vazhdueshme në Ukrainë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Biden ka biseduar me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, kryeministri italian Mario Draghi, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, shkruan BBC.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit “diskutuan shqetësimet e tyre serioze në lidhje me taktikat brutale të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet e saj ndaj civilëve”.
“Ata theksuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duke përfshirë dhënien e ndihmës për sigurinë ukrainasve të guximshëm që po mbrojnë vendin e tyre nga agresioni rus, dhe ndihmën humanitare për miliona ukrainas që kanë ikur nga dhuna”, shtohet në deklaratë.
Biden është planifikuar të udhëtojë në Evropë më vonë këtë javë për takime me NATO-n, BE-në dhe aleatët e G7-ës në Bruksel, ku gjithashtu do të ketë takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda në Varshavë të premten./Gazeta Enigma/