Biden-Johnson bisedojnë në telefon – Diskutuan “pasoja të rënda” për Rusinë nëse pushton Ukrainën

Biden-Johnson bisedojnë në telefon – Diskutuan “pasoja të rënda” për Rusinë nëse pushton Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden sapo ka mbyllur një telefonatë me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, ku të dy udhëheqësit diskutuan pozicionet e tyre të fundit në krizën Rusi-Ukrainë.

Ata diskutuan përpjekjet për të përforcuar pozicionin mbrojtës të aleatëve në krahun lindor të NATO-s dhe “gatishmërinë e tyre për të imponuar pasoja të rënda mbi Rusinë nëse ajo zgjedh përshkallëzimin e mëtejshëm ushtarak”, thonë nga Shtëpisë së Bardhë.

“Udhëheqësit diskutuan angazhimet e tyre të fundit diplomatike me Ukrainën dhe Rusinë. Ata gjithashtu shqyrtuan përpjekjet e vazhdueshme diplomatike dhe parandaluese në përgjigje të ngritjes së vazhdueshme ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës dhe riafirmuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha më tej Shtëpia e Bardhë.

Related Articles