Biden – ushtarëve amerikanë në Poloni: Djali im ka qëndruar në Kosovë për 6 muaj

Biden – ushtarëve amerikanë në Poloni: Djali im ka qëndruar në Kosovë për 6 muaj

President i ShBA, Joe Biden gjatë një vizite në Poloni, u takua me trupat amerikane që po qëndrojnë atje.

Duke falenderuar ata për shërbimin, Biden tha se djali i tij kishte shërbyer në Kosovë për gjashtë muaj.

“Djali im ishte një vit në Irak. Ai ishte gjashtë muaj në Kosovë. Ai fitoi Yllin e Bronztë, medaljen e shërbimit dhe çmime të tjera. Gjëja më krenare që bëri ndonjëherë ishte veshja e asaj uniforme”, ka thënë Biden në një video të publikuar nga CNN në Twitter.

Related Articles