Deçan, therri vajzen e tij me thikë

Deçan, therri vajzen e tij me thikë

Një burrë nga fshati Prapaqan i Deçanit e ka therrur me thikë vajzën e tij.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje dhe se i dyshuari është arrestuar.

Gashi bëri të ditur se mjeti me të cilin është sulmuar vajza, është sekuestruar.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia e ka takuar viktimën të cilën e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar”, ka konfirmuar Gashi për Gazetën Enigma.

Tutje, Gashi ka bërë të ditur se Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./GAZETA ENIGMA/

Related Articles