Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mbajtur një konferencë për media pas agresionit të fundit rus ndaj Ukrainës.
Biden ka thënë se do të përgatiten sanksione të reja ndaj të gjithë politikanëve të lartë rusë dhe familjarëve të tyre duke pyetur se “Kush në emër të Zotit mendon Putini se i jep të drejtë të shpallë shtete të reja në territore të shteteve të huaja”.
“Kush në emër të Zotit mendon Putini se i jep të drejtën për të shpallur të ashtuquajtura shtete të reja në territorin që u përket fqinjëve të tij?, tha ai në konferencë të drejtpërdrejt.
Presidenti amerikan Biden foli për krizën në Ukrainë dhe paralajmëroi sanksione shtesë kundër Rusisë.
Presidenti Biden akuzoi Vladimir Putinin se sulmoi “të drejtën për ekzistencë” të Ukrainës në fjalimin e tij.
Në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se ai besonte se fjalimi i Putinit tregoi se ai nuk ka interes në “ndjekjen e dialogut të vërtetë” për sigurinë evropiane.
“Ai kërcënoi në mënyrë indirekte territore të mbajtura më parë nga Rusia, duke përfshirë kombet që sot janë demokraci të lulëzuara dhe anëtarë të NATO-s”, tha Biden. “Ai në mënyrë eksplicite kërcënoi më shumë nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tij ekstreme”.
Biden thotë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me liderët evropianë, përfshirë presidentin e Ukrainës Zelensky.
SHBA, aleatët dhe partnerët e saj kanë punuar së bashku, thotë ai.
“Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën. Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj agresionit rus. Ne jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur aleancën tonë të NATO-s”, tha presidenti.
Biden tha se nuk e ka ndërmend të sulmojë Rusinë, por që do të forcojë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s që ndodhen në Europën Lindore./Gazeta Enigma/