Niveli i ujit ka disa javë që ka rënë nën parametrat maksimal, gjë e cila ndikon direkt në furnizimin me ujë të pijes. Por, KRU “Prishtina” deri më tani reduktime ka pasur vetëm në Lipjan, shkruan Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka njoftuar se edhe pse ka pasur rënie të ujit nën nivelin maksimal ende nuk kanë filluar me reduktime në vendet tjera përveç në Lipjan.
“KRU” Prishtina” me të gjitha kapacitet aktuale po mundohet të bëj shpërndarje të barabartë te ujit të të gjithë konsumatorët, me ç ‘rast është duke punuar me kapacitete maksimale në të tirja Impiantet e ujit, Shkabaj, Badoc dhe Batllavë”, ka deklaruar Mjeku.
Tutje ajo ka theksuar se “nivelin e ujit në Batllavë e kemi 3.30 m nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa Badocin e kemi 4.60 nën nivelin maksimal të mbushjes”.
“Nuk janë aq keq dhe garantohet furnizim i mirë me ujë, por me një përkushtim në shpenzim racional. Tash për tash me reduktime jemi vetëm ne Lipjan. Ende nuk jemi duke aplikuar ndonjë reduktim të ujit”, tha Mjeku.
Sipas saj “zonat më të prekura janë vetëm pikat e larta sepse për shkak të keqpërdorimeve uji nuk arrin te ta, dhe ku ka nevojë në shpërndajmë ujë me autobot, por edhe duke investuar në infrastrukturë”.
Mjeku ka theksuar se uji monitorohet gjatë gjithë kohës dhe është I përshtatshëm për konsum, dhe se uji mund të shkoj i turbullt vetëm në ato raste kur konsumatori tenton të kyçet në mënyrë ilegale.
“Cilësia e ujit monitorohet 24/7 nga laboratori i akredituar i KRUP dhe është 100% i përshtatshëm për konsum njerëzor. Zakonisht ankesat për cilësi janë të rralla dhe atë, vetëm kur konsumatori tenton të kyçet pa autorizimin e KRUP dhe realizon lidhje ilegale atëherë uji mund t’i shkojë i turbullt, por assesi nga ana jonë”, tha Mjeku për “Enigmën”.
“Borxhi total është rreth 45 milion euro, 40 milion sektori shtëpiak dhe 5 milion bizneset”
Mjeku tutje ka theksuar se ende vazhdojnë të përballen me pagesa si nga sektori shtëpiak po ashtu edhe nga bizneset.
“Ne jemi duke ndërmarrë disa masa ndëshkuese, shkyçja nga shërbimet e furnizimit me ujë, dërgimi i lëndës te përmbaruesit privat, e në rastin e lidhjeve ilegale lënda dërgohet në Gjykatë”, deklaroi ajo.
Sipas saj “KRUP gjithmonë ka ofruar lehtësira për konsumatorët që kanë borxhe, fillimisht të paguajnë 10% të borxhit total dhe pjesën e mbetur ta riprogramojnë me këste deri në 36 muaj, pa kosto shtesë”.
“Ne kemi inspektorët tanë në terren që merren enkas me borxhlinj të shërbimeve të ujit dhe keqpërdorues të formave të ndryshme të ujit. Para se të shkyçet konsumatori për borxh, paraprakisht i dërgohen 5 vërejtje dhe pastaj nëse nuk reflekton shkyçet nga shërbimi”, ka përfunduar ajo.
Gazeta “Enigma” ka nisur pyetje edhe te KRU Hidromova”, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Në bazë të njoftimeve në faqen e tyre në Facebook “Hidromorava” kohëve të fundit për shkak të thatësisë sipas tyre kanë filluar edhe me reduktime të ujit në zona të ndryshme.
Mbetet për tu parë nëse do të vazhdojnë reduktime ose jo. Më poshtë gjeni disa nja postimet e tyre ku edhe kanë njoftuar për reduktime të ujit. /Gazeta Enigma/