Biseda telefonike Trump-Putin “jo e suksseshme”, Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën sërish

Biseda telefonike Trump-Putin “jo e suksseshme”, Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën sërish

Rusia dhe Ukraina nisën sulme ajrore që dëmtuan infrastrukturën e njëra-tjetrës brenda natës.

E kjo ndodhi disa orë pasi Vladimir Putin refuzoi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim të plotë 30-ditor.

Në një bisedë telefonike të martën, Putini i tha Trumpit se një armëpushim i plotë do të funksiononte vetëm nëse aleatët e Ukrainës do të ndalonin dhënien e ndihmës ushtarake dhe do të binin dakord për të ndalur sulmet në infrastrukturën energjetike, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e mbrëmshme dëmtuan “infrastrukturën civile”, duke përfshirë një spital në Sumy.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka kapur 57 dronë ukrainas. Zyrtarët në rajonin jugor rus të Krasnodarit thanë se një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të vogël në një depo nafte.

Ndërkohë, dyja vende kanë rënë dakord të shkëmbejnë 175 të burgosur. /Gazeta Enigma

Related Articles