Krerët e delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia kanë nisur bisedimet për paqe.
Ky takim është duke u mbajtur në Turqi përpara raundit të fundit të bisedimeve për paqe në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, shkruan CNN.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Aleksandër Fomin, kryeson delegacionin rus, i cili përfshin edhe negociatorin Vladimir Medinsky, ndërsa David Arakhamia është kreu i delegacionit ukrainas./Gazeta Enigma/