Bislimi: Diskriminimi i shqiptarëve është përhapur në mënyrë alarmante në Serbi

Bislimi: Diskriminimi i shqiptarëve është përhapur në mënyrë alarmante në Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar të premten se diskriminimi i komunitetit shqiptar është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se nga 1 mijë e 316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vranjës, asnjë nuk është shqiptar, pavarësisht se 30 për qind e popullsisë që merr shërbime shëndetësore është shqiptare.

“Rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, por asnjë nuk është shqiptar. Në Medvegjë nuk ka asnjë punonjës shqiptar nga 68 sa janë në qendrën shëndetësore”, ka thënë Bislimi.

Ai tutje është shprehur se për pakicën shqiptare në Serbi, kjo është normalitet për më shumë se një dekadë.

“Ende po kërkoni pakicë më të shtypur në Evropë?”, ka pyetur Bislimi.

Related Articles