Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë nisur të hënën vizitën në Luginën e Preshevës.
Ndalesa e parë është Komuna e Bujanocit, ku janë pritur në takim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Më pas do të kenë një takim me deputetin Shaip Kamberi dhe me krerët e Komunës së Bujanocit.
Bislimi dhe Nagavci, agjendën e tyre do të vazhdojnë edhe në Komunën e Preshevës dhe do të vizitojnë një shkollë fillore në Tërnoc. /Ksp